A BETTER TOMMOROW
Synimi ynë është të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, duke reduktuar sa më shumë ndikimin e veprimtarisë sonë në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis. Grupi BAT ka vendosur objektiva ambicioze në fushën e mjedisit, shoqërisë dhe qeverisjes korporative – ndër to, arritja e neutralitetit të karbonit deri në vitin 2030 në zyrat dhe objektet tona, si dhe deri në vitin 2050 në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Gjithashtu, deri në vitin 2025 synojmë të zëvendësojmë plastikën njëpërdorimshe me ambalazh që mund të riciklohet, ripërdoret ose kompostohet.