Ju lutemi verifikoni moshën tuaj para se të hyni*
Cilësi e garantuar
Cilësi e garantuar
1.1. Këto kushte të përdorimit të faqes së internetit ("Kushtet"), së bashku me të gjitha informacionet dhe dokumentet e gjetura në faqe, përcaktojnë kushtet që lidhen me përdorimin e faqes së internetit ("Faqja e internetit") nga përdoruesi. Përdorimi përfshin hyrjen, shfletimin dhe/ose regjistrimin e përdoruesit në faqen e internetit.
1.2. Para fillimit të përdorimit të faqes së internetit, kërkohet që përdoruesit të lexojnë me kujdes Kushtet e Përdorimit, veçanërisht ato që lidhen me kufizimin e përgjegjësisë së kompanisë.
1.3. Përdorimi i kësaj faqeje nënkupton që përdoruesi pranon Kushtet në formën që është publikuar në Faqen e Internetit. Rekomandohet që përdoruesi të printojë një kopje të këtyre Kushteve ose t'i ruajë ato në rast nevoje për konsultim në të ardhmen.
1.4 Kushtet e Përdorimit mund të ndryshojnë herë pas here dhe përdoruesi duhet të kontrollojë periodikisht Kushtet e Përdorimit në fuqi për t'u siguruar që ato janë të vlefshme në kohën e përdorimit të faqes. Versioni më i fundit i Kushteve të Përdorimit është i datës 30 Prill 2024.
2.1. Kompania British American Tobacco Albania SHPK, me seli në Tiranë, Rruga e Kavajes, Ish Kombinati Ushqimor është pjesë e grupit British American Tobacco, një nga grupet kryesore botërore që merret me prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme.
2.2. Ju mund të na kontaktoni përmes email-it: info.al@myglo.com, ose me postë, në adresën e kompanisë British American Tobacco Albania, Rruga e Kavajës, Ish Kombinati Ushqimor, Tiranë.
3.1. Përdoruesi pranon të përdorë faqen tone të internetit vetëm për përdorim personal dhe jo-komercial. Hyrja në këtë faqe lejohet vetëm për të rriturit. Nëse përdoruesi dëshiron të regjistrohet për buletinin tonë informativ ose nëse dëshiron të kontaktohet nga përfaqësuesi ynë, ai duhet të jetë një duhanpirës ose përdorues i produkteve të nikotinës në moshën madhore.
3.2. Ne nuk garantojmë se faqja dhe përmbajtja e saj do të jetë gjithmonë e disponueshme ose që nuk do të ketë kurrë ndërprerje në funksionimin e saj. Hyrja në faqe është e lejuar vetëm në bazë të përkohshme. Ne mund të ndërpresim, të tërhiqemi, të mbyllim ose të ndryshojmë faqen e internetit në tërësi ose pjesërisht pa njoftim paraprak. Ne nuk mbajmë përgjegjësi nëse për ndonjë arsye, faqja e internetit nuk është e disponueshme në një kohë të caktuar ose gjatë një periudhe të caktuar.
3.3. Përdoruesi është i detyruar të plotësojë të gjitha kërkesat hardware dhe software të nevojshme për hyrjen në faqen e internetit. Përdoruesi duhet gjithashtu të garantojë se të gjithë personat që hyjnë në faqe përmes lidhjes së tij të internetit janë në dijeni të këtyre kushteve përdorimi dhe i respektojnë ato, si dhe kushtet e tjera të aplikueshme.
3.4. Përdoruesi pranon se:
a) Nuk do të përdorë faqen e internetit në mënyrë që të shkelë privatësinë ose të drejta të tjera të përdoruesve të tjerë të faqes ose të palëve të treta;
b) Nuk do ta përdorë faqen e internetit në një mënyrë që përbën pjesëmarrje ose që mund të inkurajojë pjesëmarrjen në aktivitete kriminale dhe gjëra të tjera të jashtëligjshme ose që ndryshe mund të shkaktojë shqetësim, rrezik ose telashe për palët e treta;
c) Nuk do të bëjë asgjë që mund të dëmtojë faqen tonë ose serverat, sistemet ose pajisjet në pronësinë tonë ose të palëve të treta, dhe as të hyjë ose të përpiqet të hyjë në të dhënat e përdoruesve;
d) nuk do të bëjë asgjë që mund të rrezikojë reputacionin e mirë të faqes së internetit, të kompanisë BAT në Tiranë ose të ndonjë kompanie të lidhur të Grupit British American Tobacco ose të shkaktojë diskreditimin e tyre (edhe të mundshëm);
e) Nuk do ta përdorë faqen e internetit në mënyrë të padrejtë ose të hyjë në diçka që mund të ndërpresë faqen ose ndonjë pjesë të saj, përfshirë, por pa u kufizuar, futjen me vetëdije të viruseve kompjuterikë, trojaneve, krimbave ose materialeve të tjera potencialisht të rrezikshme;
f) nuk do të deklarojë, sugjerojë ose në ndonjë mënyrë tjetër të lërë përshtypjen se ka ndonjë marrëdhënie biznesi me ne, ose se përdoruesi është përfaqësuesi ynë ose se ne kemi miratuar përmbajtjen e tij për faqen e internetit.
4.1. Të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi vepra artistike, fotografi, tekst, video ose klipe audio, si dhe mbi markat, logotipet ose lokacionet e tjera të disponueshme të faqes së internetit, përmbajtja dhe pamja e buletinëve tona të lajmeve ("Përmbajtja") janë pronë e jona ose përdoren me miratimin e pronarit.
4.2. Megjithëse përdoruesi është i autorizuar të kopjojë disa pjesë të faqes së internetit në kompjuterin e tij për përdorim personal, ai nuk mund të kopjojë ose publikojë Përmbajtjen e disponueshme në faqen e internetit në ndonjë punim tjetër, duke përfshirë faqen e tij të internetit, as të përdorë përmbajtjen në ndonjë mënyrë tjetër publike ose komerciale. Përdoruesi nuk mund të publikojë ose shpërndajë pjesë të faqes sonë ose buletinit tonë, përveç rastit nëse ka marrë më parë miratimin tonë. Ne rezervojmë të drejtën e plotë për të gjitha përmbajtjet e lartpërmendura, duke përfshirë softuerin dhe kodet e shkarkuara, imazhet e ngulitura në softuer ose të krijuara nga softueri dhe të gjitha të dhënat e bashkangjitura, si dhe përmbajtjen tekstuale dhe grafike të buletinit. Përdoruesi nuk lejohet të kopjojë, modifikojë, riprodhojë, ngarkojë, transmetojë, shpërndajë, çmontojë ose konvertojë përmbajtjen në ndonjë formë tjetër.
4.3. Përdoruesi nuk mund të ndryshojë komunikimet që lidhen me të drejtat e autorit, markat tregtare ose shenja të tjera që kanë të bëjnë me përmbajtjen. Përdoruesi mund të lidhet me faqen kryesore të faqes sonë të internetit, por nuk është i autorizuar të përdorë përmbajtjen e faqes sonë në faqen e tij. Përdoruesi nuk mund të përdorë lidhjet tona në faqe ose t'i vendosë ato brenda faqeve të tjera të internetit pa miratimin tonë të shprehur me shkrim.
4.4. Përveç rasteve ku tregohet ndryshe në mënyrë të qartë, të gjitha markat tregtare të përdorura në faqen tonë dhe në buletinin tonë janë pronë e Grupit British American Tobacco.
5.1. Të dhënat personale të Përdoruesit të lënë në faqen tone të internetit do të përdoren vetëm në përputhje me Kushtet e Përdorimit aktuale dhe Politikën tonë të Privatësisë, në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret e zbatueshme të mbrojtjes së të dhënave dhe rregulloret e tjera të aplikueshme që Përdoruesi duhet t'i lexojë me kujdes para se të vazhdojë me përdorimin e faqes.
5.2. Transmetimi i të dhënave personale të Përdoruesit përbën miratimin e tij për përdorimin e tyre në përputhje me këto Kushte dhe Politikën e Privatësisë.
5.3. Të dhënat personale që mbledhim përmes sondazheve në buletinin tonë kanë qëllimin kryesor të lejojnë dërgimin e buletineve periodike që përmbajnë njoftime, informacione dhe përmbajtje të tjera që lidhen me temën e faqes së internetit.
5.4. Buletini dërgohet vetëm tek ata që e kanë kërkuar në mënyrë të qartë, kanë rënë dakord dhe kanë autorizuar BAT si kontrollues të të dhënave. Kërkesa për të marrë buletinin nënkupton pranimin paraprak të informacionit përkatës.
6.1. Përdoruesi konfirmon (pranon) që ne (duke përfshirë: grupin tonë, degët tona, kompanitë e lidhura, zyrtarët tanë, administratorët, përfaqësuesit dhe punonjësit tanë) nuk jemi përgjegjës ndaj përdoruesit as në bazë të përgjegjësisë kontraktuale as për veprime të paligjshme (duke përfshirë gabimet) as në ndonjë bazë tjetër për: (i) humbjen e fitimit ose dëmtimin e reputacionit, (ii) humbjen e të dhënave, (iii) humbjet jomateriale, (iv) dëme të drejtpërdrejta ose të tërthorta që rrjedhin nga ose lidhen me këto Kushte ose lidhen me përdorimin ose pamundësinë e përdorimit të faqes së internetit apo edhe përmbajtjes së kësaj faqeje, edhe nëse përdoruesi na njofton për mundësinë e humbjeve të tilla.
6.2. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për asnjë humbje ose dëm të shkaktuar nga viruse, sulme të shpërndara DoS (Denial of Service) ose materiale të tjera teknologjikisht të rrezikshme që mund të infektojnë pajisjet tuaja kompjuterike, programet, të dhënat ose materialet e tjera pronësore për shkak të përdorimit të faqes së internetit ose të përmbajtjes së shkarkuar nga kjo faqe ose ndonjë faqe tjetër të lidhur.
6.3. Këto Kushte Përdorimi nuk përmbajnë elemente që kufizojnë ose përjashtojnë përgjegjësinë tonë për deklarata të rreme me qëllim, vdekje ose lëndim personal si pasojë e neglizhencës sonë ose të përfaqësuesve apo punonjësve tanë, as për ndonjë përgjegjësi tjetër për të cilën kufizimet ose përjashtimet nuk lejohen nga ligji.
6.4 Kjo faqe e internetit mund të referojë produkte ose shërbime të palëve të treta ose mund të përmbajë lidhje për informacion të palëve të treta. Përdoruesi vendos vetë nëse dëshiron të përdorë lidhjet dhe të hyjë në faqet e internetit të palëve të treta. Ne nuk mbështesim, nuk lëshojmë garanci ose miratime për produkte ose shërbime të tilla, reklama ose informacione të tjera të disponueshme në faqe të tilla dhe nuk pranojmë përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të internetit që janë të lidhura me tonën. Lidhjet me faqe të tjera janë të përshtatshme vetëm për përdorim nga përdoruesi, i cili duhet të vendosë vetë për mundësitë e përdorimit të produkteve, shërbimeve dhe faqeve të internetit të palëve të treta.
6.5 Përmbajtja e faqes sonë ka vetëm qëllim informues dhe nuk ka për qëllim të sugjerojë ose këshillojë informacion mbi të cilin mund të mbështeteni. Megjithëse përpiqemi të përditësojmë informacionet në faqen tonë të internetit, ne nuk japim asnjë deklaratë ose garanci, të shprehur ose të nënkuptuar, në lidhje me saktësinë, plotësinë dhe përditësimin e përmbajtjes së publikuar në faqen e internetit.
Kur ju hyni në faqen tonë të internetit, ne mbledhim informacione teknike, duke përfshirë adresën IP (adresën e protokollit të internetit), e cila përdoret për të lidhur kompjuterin tuaj me internetin, të dhënat e shfletuesit dhe versionin, cilësimet e zonës kohore, shtojcat (plug-in) e shfletuesit dhe versionet e përdorura, sistemin operativ dhe platformën e përdorur. Ne i përdorim këto të dhëna për qëllime statistikore dhe nuk i lidhim këto të dhëna me persona të emërtuar dhe të identifikuar.
BAT Albania nuk do të mbledhë me dashje ndonjë të dhënë në lidhje me vizitorët e kësaj faqeje që janë nën moshën 18 vjeç. Në rast se BAT mëson se një fëmijë ka dhënë ndonjë informacion, dhe nëse informacione të tilla janë ruajtur, informacione të tilla do të fshihen menjëherë.
7.1. Ne nuk mbajmë përgjegjësi në asnjë mënyrë për humbjet, dëmtimet ose shpenzimet me të cilat përdoruesi mund të përballet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga mospërmbushja ose vonesa në përmbushjen e detyrimeve sipas këtyre Kushteve, të shkaktuara nga rrethana jashtë kontrollit tonë, duke përfshirë vandalizëm, aksidente, prishje ose dëmtime të makinerive ose pajisjeve, zjarre, përmbytje, forcë madhore, greva, bllokime ose mosmarrëveshje të tjera pune (edhe nëse kjo përfshin punonjësit tanë) ose mungesë të materialeve ose karburantit në treg në ditën e pranimit të porosisë, ose masa të tjera ligjore ose administrative.
8.1. Këto Kushte dhe dokumentet e tjera të referuara në to shprehimisht përbëjnë marrëveshjen e plotë midis nesh dhe Përdoruesit dhe zëvendësojnë të gjitha marrëveshjet dhe kushtet e mëparshme në lidhje me përdorimin e faqes së internetit.
8.2. Nëse gjykata kompetente i konsideron ndonjë nga këto kushte tërësisht ose pjesërisht të jashtëligjshëm, të pavlefshëm ose të pazbatueshëm, kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e kushteve të mbetura, brenda kornizës së lejuar ligjore.
8.3. Moskërkesa jonë për përmbushjen e Kushteve nga përdoruesi, vonesa jonë në zbatimin e të drejtave tona në lidhje me përdoruesin ose mosushtruesi i të drejtave tona, nuk do të thotë që ne heqim dorë nga të drejtat tona ose që përdoruesi nuk duhet të respektojë detyrimet e tij.
8.4. Ne mund t'i transferojmë të drejtat dhe detyrimet tona, në përputhje me këto kushte, te kompanitë brenda grupit tonë pa pëlqimin e përdoruesit. Përdoruesit nuk mund t'i transferojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre nga këto kushte te palët e treta pa pëlqimin tonë të detyrueshëm me shkrim.
8.5. Këto kushte vlejnë midis nesh dhe përdoruesit.
8.6. Ne do t'i dërgojmë përdoruesit njoftime dhe komunikime të tjera në adresën e emailit që na është dhënë. Përdoruesi është i detyruar të dërgojë çdo komunikim përmes një prej mënyrave të listuara në nenin 2.2 të Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit. Njoftimet e dërguara me email do të konsiderohen të marra 24 orë pas dërgimit nga dërguesi. Njoftimet e dërguara me postë të rekomanduar do të konsiderohen të marra ditën tjetër. Njoftimet e postuara në faqen tonë të internetit do të konsiderohen të marra nga përdoruesi gjatë vizitës tjetër të përdoruesit në faqen e internetit, përveç rasteve ku është rregulluar ndryshe në mënyrë të qartë.
8.7. Ne zotërojmë të drejtën të ndryshojmë ose të tërhiqemi nga këto Kushte në çdo kohë dhe çdo ndryshim i tillë do të zbatohet për të gjitha porositë që fillojnë nga data e futjes së ndryshimit në faqen tone të internetit. Përdoruesi duhet të lexojë Kushtet dhe të pranojë versionin e fundit të Kushteve në faqe.
8.8. Ligji i Shqipërisë zbatohet për këto kushte dhe të dyja palët bien dakord që çdo mosmarrëveshje gjyqësore do të zgjidhet nga gjykata kompetente në Shqipëri.